Shokohet Franca, 3 sportistë të vdekur në aksidentin ajror

Tre sportistë të njohur francezë janë në mesin e 10 viktimave si pasojë e një aksidenti me helikopter.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e presidencës franceze, ku 8 shtetas francezë së bashku me dy pilotët argjentinas humbën jetën pas përplasjes së dy helikopterëve në provincën La Rioja në veri-perëndim të Argjentinës, në kohën kur po filmohej një program televiziv aventuresk.

Tre  sportistët janë të njohur dhe i kanë dhuruar Francës medalje olimpike ndër vite.

Bëhet fjalë për notaren olimpike Camille Muffat, boksierin Alexis Vastine, dhe lundruesen Florence Arthaud.

Notarja Muffat, 25 vjeçe, në vitin 2012 në Lojërat Olimpike në Londër ka fituar medaljen e artë, ndërsa boksieri Vastine, 28 vjeçar, fitoi medaljen e bronxtë në vitin 2008. Lundruesja Arthaud, 57 vjeçare, në vitin 1990 fitoi garën individuale për lundrimin e saj përgjatë Atlantikut Verior.

“Vdekja e papritur e shtetasve tanë francezë ka shkaktuar një trishtim të madh”, tha në një deklaratë presidenti Presidenti francez Francois Hollande.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa hetimet janë në proces.

Helikopterët u përplasën gjatë xhirimeve pranë Villa Castelli, rreth 1170 km larg Buenos Aires.

Programi televiziv, një reality show francez, është i njohur për sportet e rrezikshme dhe aventurën në nivel të frikshëm, ndaj dhe pjesmarrës në të ishin sportistë profesionistë.

Kjo nuk është hera e parë që ky program goditet nga tragjeditë, pasi në 2013 Gerald Babin, 25 vjec pësoi një atak kardiak gjatë një prove aventure, por fatmirëisht mbijtoi.

Një javë më vonë, 38 vjecari Thierry Costa vrau veten me arguimentin se gjatë këtij reality shoë ishte dëmtuar reputacioni i tij si mjek. Në 2013 shfaqja u anulua si edhe këtë vit pas vdekjes së 10 personave.

SHKARKO APP