Shokojnë të mbijetuarit e aksidentit ajror: Nuk jemi penduar që hëngrëm shokët

Të mbijetuarit e një aksidenti ajror në vitin 1972, janë bashkuar sërish për të ritreguar historinë e tyre të jashtëzakonshme, që përfshin edhe kanibalizmin, si mënyra e vetme për t’i shpëtuar vdekjes nga uria.

Avioni që po dërgonte një ekip amator regbie dhe tifozët nga Uruguaji në Kili, u rrëzua dhe 16 të mbijetuarit qëndruan 72 ditë në malet me borë, duke u detyruar të hanin kufomat e miqve të tyre të vdekur.

70-vjeçari Ramon Sabella kujton se 10 ditë pas aksidentit, me anë të radios të mbijetuarit morën vesh që operacioni i kërkim-shpëtimit ishte anuluar. Ky ishte momenti kur Roberto Canessa, një student mjekësie, sugjeroi që të hanin kufomat për të mbijetuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ideja e të ngrënit mish njeriu ishte e tmerrshme, e neveritshme. E kishim të vështirë që ta fusnim në gojë fillimisht, por u mësuam. Në një farë kuptimi, shokët tanë ishin dhuruesit e parë të organeve në botë, pasi na ndihmuan që të qëndronim gjallë”, shprehet Sabella për “The Times”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I moshuari kujton se gjeti ngushëllim në faktin se ai do të ishte dakord nëse me trupin e tij do të ushqente shokët po të kishte vdekur në aksident.

“Në bëmë një pakt me njëri-tjetrin: nëse dikush nga ne vdiste në ditët në vijim, të tjerët mund të na hanin”, kujton Sabella.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?