Shokon Presidenti: Covid-19 është shenjë nga Zoti, kundër…

Kur të gjitha vendet e prekura nga Covid-19 janë në garë dhe po punojnë për uljen e të prekurëve, Presidenti i Nikaragua thotë se koronavirusi ishte “një shenjë nga Zoti”. Në një fjalimin televiziv të mërkurën në mbrëmje, Daniel Ortega pohoi se Nikaragua kishte pësuar vetëm një vdekje nga pandemia e koronavirusit dhe se tre rastet e konfirmuara të vendit ishin “importuar”.

Nga ana tjetër, Ortega ka refuzuar të miratojë masat për distancimin shoqëror dhe bllokimin, të përdorura në vendet e tjera, dhe në fakt ka inkurajuar shtetasit që të marrin pjesë në tubime masive.

Presidenti nuk komentoi se sa teste janë kryer por ekspertët dyshojnë se ka shumë raste të pazbuluara. Ortega e përdori fjalimin për të kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po mban migrantë të tyre në kushte të këqija. Ai tha se pandemia ishte “një shenjë nga Zoti” kundër militarizmit dhe hegjemonisë.

SHKARKO APP