Shokon Presidenti i Bjellorusisë: Zgjedhje të reja, vetëm po të më vrisni
Në Bjellorusi nuk ka qetësi. Që prej një jave, vendi është përfshirë nga protestat pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që janë cilësuar nga qytetarët e vendit si të manipuluar nga opozita dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.
Aleksandër Lukashenko, i cili ndodhet në pushtet prej më shumë se 26 vitesh gjatë një vizite në një fabrikë në Minsk bëri ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka revoltuar shumë qytetarë. Ai është shprehur se zgjedhje të reja do të ketë vetëm atëherë nëse ai vritet. ”Zgjedhje të reja do të ketë vetëm kur të më vrisni mua”.
Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya e cila pak pas zgjedhjeve u largua nga vendi ka deklaruar se është e gatshme të rikthehet në vend dhe të marrë pushtetin.