Shokuese, filmojnë veten aksidentalisht duke u mbytur në liqen

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre të rinj kanë filmuar veten e tyre aksidentalisht duke u mbytur.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, gjatë një udhëtimi me biçikletë në Rajasthan të Indisë ndaluan për tu larë në një pellg uji.

Por pavarsësisht se nuk dinin not vendosën që të futeshin në pellgun e thellë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata vendosën një nga celularët e tyre në tokë për të filmuar veten në ujë por nuk e dinin që fundi i tyre ishte i tmerrshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video shihen duke i hedhur ujë njëri-tjetrit. Megjithatë njëri prej tyre futet më thellë dhe nuk po dilte dot. Dy të tjerët shkuan për ta ndihmuar por shumë shpejt shihen të gjithë duke luftuar për të qëndruar lart në ujë. Por një nga një ata zhduken.

Ishin familjarët e tyre që kontaktuan policinë  pasi djemtë u vonuan shumë për tu kthyer në shtëpi. Policia i gjeti të tre të mbytur në pellgun e ujit. /Ora News

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?