Shoqëruesi i tij ndërroi jetë nga COVID-19, fjalët e Kryeministrit italian

Giorgio Guastamacchia, Zv.Komisari i Policisë së Shtetit që ndërroi jetë sot në një spital të Romës, ishte pjesë e eskortës së Kryeministrit Italian Giuseppe Conte.

Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe ishte shtruar menjëherë në spital, ku ishte nënshtruar terapisë intensive e më pas kishte hyrë në intubim.

“Ky është një moment dhimbje për të gjithë ne që e njohëm dhe të gjithë kolegët e shërbimit të mbrojtjes. Do të mbetet i paharrueshëm tek unë kujtimi i dedikimit të tij profesional, i gjesteve të tij bujare dhe i buzëqeshjeve të tij të veshura nga një fije e qartë ironie”, shkruan kryeministri Conte në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë italiane i shprehu ngushëllimet familjes së efektivit të policisë duke thënë se është pranë tyre në këto momente kaq të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?