Shpërndahet Kuvendi, më 12 prill zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut u shpërnda sot, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Shpërndarja e Parlamentit u votua me 108 vota.

Me këtë veprim, Maqedonia e Veriut zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?