Shpërndante drogën në paketim çaji, arrestohet ‘El Chapo i Lindjes’
Në prangat e policisë ka rënë trafikanti i drogës, i njohur ndryshe si ‘El Chapo i Azisë’. Pas një operacioni dy vjeçar të hetuesve në Australi ata arritën ta arrestojnë 57-vjeçarin ditën e djeshme në një avion në Hollandë pas urdhrit ndërkombëtar të lëshuar nga Australia me anë të agjencisë Interpol.
Ai akuzohet si trafikanti më i madh në botë i metamfetaminës karteli i të cilit njihej si ‘Kompania’ apo ‘Sam Gor’, dhe është përgjegjëse për 70% të narkotikëve që hyjnë në Australi.
Tse përballet tashmë me ekstradimin në Australi, me akuza për shpërndarje të të gjitha drogave nga heroina te ketamina e amfetamina, me anë të laboratorëve të tij në disa vende të Azisë.
Zyra e drogave dhe krimit e Kombeve të Bashkuara llogarit se rrjeti i Tse arkëton nga 10 deri në 23 miliardë dollare ne vit nga krimi i organizuar.
Agjenci policore nga 20 vende të botës duke përfshirë SHBA, Kanada, Mianmar, Kinë, Tailandë e Japoni kishin marrë pjesë në operacionin e kapjes së tij, të nisur prej vitit 2019.
Gjetja e Tse ishte e komplikuar prej jetës së tij sekrete dhe prej faktit se mbrohej vazhdimisht nga një grup i ndryshueshëm sportistësh të arteve marciale.
Sipas raportimeve të bëra ai është personi që ka humbur $85 milionë brenda një nate në kazinonë e in Macau në Kinë, fluturonte në avionë privatë dhe merrte pjesë në festa luksoze në rezorte e hotele me pesë yje.
Arrestimi i tij kësaj jave erdhi pas dëbimit të tij nga zyrtarët në Taivan drejt Kanadasë, me një ndalesë në Europë.
Kompania e tij njihej për shpërndarjen e drogave në dërgesa çaji, orizi dhe mallra të tjera konsumi.
Policia tha se organizata e tij vepronte në Azi, Australi, Zelandë të Re, SHBA dhe Europë, duke krijuar lidhje me grupet kriminale vendase, siç janë organizata Yakuza në Japoni dhe grupet e jashtëligjshme të motoçiklistëve në Australi.
Tse kërkohej nga policia australiane prej tetë vitesh, që prej një aksioni në Melbourne ku u sekuestruan 2kg heroin and metamfetaminë, $4milionë para të thata, $5milionë në prona, $10,000 në bizhuteri, 99 çanta të dizenjuara nga emra të njohur, një veturë Lamborghini dhe $600,000 në çipe kazinoje.