Shpërthen Facebook kundër Erdogan: Fyeu gratë

Më tej, shtoi se “feministët nuk e pranojnë konceptin e amësisë, por ata që e pranojnë, na mjaftojnë. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugë me ta”.  

Bum kritikash në rrjetet sociale: "Ataturku u drodh në varr"

Komentuesit në median sociale kanë shprehur mosbesim dhe kritika ndaj deklaratës së Erdoganit. Dikush e kritikon për “luftë ndaj grave”, dikush i cilëson fjalët e tij “tronditëse”, e të tjerë kritikojnë besimin islam dhe rolin  që ai përcakton për gruan.

Ja disa prej komenteve në “Twitter”:

Rinovoi luftën e tij të urryer me gratë. Erdogani i Turqisë sërish këmbëngul se gratë dhe burrat nuk janë të barabartë, i përkufizon gratë si nëna…Erdogan po thotë disa gjëra tronditëse lidhur me pozicionin e tij kundër barazisë gjinore sot: "Në besimin tonë, grave iu është dhënë një detyrë". Ataturku duhet të jetë tronditur në varr nga ajo që ka thënë Erdogani për rolin e grave në shoqëri.Erdogan tha sot se "besimi ka një status të përcaktuar për gratë", çka provon se sekularizmi ka vdekur në Turqi. Islami përcakton politikën. Erdogani si kryegjysh i trallisur: "Nuk mund të barazoni një grua që duhet t'i japë gji fëmijës, të barabartë me një burrë".

Deklaratat e Erdoganit për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore janë kritikuar shpesh nga grupet lokale të feministëve. Në prill të këtij viti, ai tha se nuk besonte në barazinë mes burrave dhe grave, diçka që u dënua po njësoj. Ndërsa në gusht, Presidenti tha se çdo grua në Turqi duhet të ketë të paktën tre fëmijë, ndërsa propozoi kufizimin e të drejtave mbi abortin dhe përdorimit të pilulës kontraceptive.

SHKARKO APP