Shpërthen impianti elektrik në New York, pamjet që u krijuan në qiell

Momente frike në New York, për shkak të shpërthimit të një impianti elektrik në zonën e Astoria, të Queens.

Shpërthimi jo vetëm bëri që të dridhen shtëpitë në zonë dhe të krijohet panik mes banorëve, por shkaktoi në qiell një dritë blu të gjatë, e cila dukej në një distancë të largët.

Fenomeni ngjalli kuriozitet të madh, ku në rrjetet sociale pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme, e enjte, shpërthyen komentet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aq sa kryebashkiaku Bill de Blasio ndërhyri duke thënë se, “Nuk ka asnjë pushtim alien apo ndonjë kërcënim nga hapësira”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata u vu nën kontroll pas një beteje të gjatë të shërbimeve zjarrfikëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?