Shpërthen vullkani në Japoni
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur nivelin e alarmit për rajonin e Kyushu në tre, nga pesë që është maksimalja, pasi një vullkan në malin Shinmoe në Kirishima shpërthye për herë të parë pas gjashtë vitesh mëngjesin e së mërkurës.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëmtime, sipas policisë lokale, pas shpërthimit në Shinmo rreth orës 5:34 të mëngjesit, i cili dërgoi tymin rreth 300 metra në ajër dhe mbuloi qytetin e Takaharusent me hi.
Vullkani, i cili vazhdon të tregojë shenja të rritjes së aktivitetit, bëri që Agjencia Meteorologjike e Japonisë të ngrejë nivelin e alarmit në tre, duke i këshilluar njerëzit të qëndrojnë larg kraterit aktiv. Niveli më i lartë 5 do të kërkonte që njerëzit të lënë menjëherë zonën.
/Ora News