Shpërthim i fuqishëm në autostradën Milano-Napoli pas përplasjes së kamionit me gaz
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në autostradën që lidh Milanon me Napolin, pas një aksidenti ku u përfshi një kamion që transportonte gaz të lëngshëm dhe një automjet tjetër. Ngjarja shkaktoi panik të madh mes drejtuesve të mjeteve dhe u pasua nga një zjarr i përmasave të mëdha, si dhe një re e dendur tymi, e cila ishte e dukshme nga distanca të konsiderueshme. Shumë shoferë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes filmuan momentet dramatike me telefonat e tyre celularë.
Pavarësisht fuqisë së shpërthimit dhe intensitetit të flakëve, autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka viktima. Sipas raportimeve paraprake, drejtuesit e automjeteve treguan reagim të shpejtë, duke braktisur mjetet e tyre vetëm pak çaste para se zjarri të përhapje në mënyrë të pakontrolluar.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të vlerësuar dëmet materiale të shkaktuara nga ky incident i rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

