FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthim i fuqishëm në një dyqan në Londër, 4 të vdekur (FOTO)

Të paktën katër persona kanë humbur jetën  pas një shpërthimi të madh që shkatërroi një dyqan ushqimor dhe apartamentin sipër tij në Leicester të Anglisë.

Shkaku i shpëthimit që ndodhi mbrëmjen e së dielës mbetet ende një mister. Tetë persona u dërguan në spital me lëndime dhe katër persona u raportuan të vdekur, shkruan Daily Mail.

Policia dhe zjarrfikësit janë ende në kërkim të njerëzve të humbur, që mund të jenë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrfikësit vazhduan të luftojnë me flakët deri sot në mëngjes dhe nuk mund të futen brenda ndërtesës për të kërkuar për të mbjetuar nën rrënoja deri sa të mendohet që është e sigurtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Leicestershire deklaroi se deri tani ngjarja nuk lidhet me terrorizmin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?