Shpërthim i fuqishëm tritoli, vritet anëtari i grupit kriminal
Një shpërthim i tmerrshëm tritoli që rrezikoi edhe jetën e qytetarëve tronditi pasditen e djeshme kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.
Sikurse raportojnë mediet vendase sasia e tritolit i ishte vënë një mjeti tip “Toyota”, i cili pas shpërthimit ka lënë të vdekur në vend Nikola Çupiç, 35 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur një kalimtar i rastit.
Policia malazeze, bëri të ditur se personi i vrarë është anëtar i një grupi të njohur kriminal që vepron në qytetit bregdetar të Kotorrit.
Në Mal të Zi janë identifikuar dy klane të fuqishme kriminale, njëri nga Kotorri dhe tjetri nga Tivari, të cilët në më shumë se një dekadë përplasen, duke shkaktuar me dhjetëra viktima nga të dyja palët.
KOHA JONË SONDAZH

