Shpërthim në një xhami në Pakistan, disa të vrarë
Së paku 15 persona janë vrarë, nga një shpërthim në jugperëndim të Pakistanit. Lajmin e ka konfirmuar policia e Pakistanit. Shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan, tha shefi i policisë lokale, Mohammad Ajmal.
Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policor, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit. Deri më tani, raportohet për 11 persona të plagosur. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shkruan Rel.
Sulmi ndodhi dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake. Grupi Hizbul Ahrar, një degë e grupit të talibanëve pakistanezë e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.
Talibanët kanë një prezencë të fuqishme në rajonin e Baluçistanit. Provinca ndodhet në kufi më Afganistanin dhe Iranin.