Shpërthim pranë Ambasadës Amerikane në Oslo, pa të plagosur
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka pasqyruar ndikim edhe jashtë rajonit, pasi gjatë natës u regjistrua një shpërthim i fortë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo.
Policia norvegjeze njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 dhe hetimet për të përcaktuar shkakun janë ende në vazhdim. Autoritetet theksuan se nuk ka persona të lënduar.
“Policia qëndron në kontakte të vazhdueshme me ambasadën dhe nuk ka raportime për të lënduar”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Stacioni rajonal i policisë në Oslo shtoi se aktualisht nuk ka informacion të saktë mbi shkakun e shpërthimit apo autorët e mundshëm. Mediat lokale raportojnë se ndërtesa pësoi dëme të vogla, ndërsa punonjësit amerikanë nuk kanë dhënë koment.
Sipas një deklarate tjetër për televizionin publik norvegjez “NRK”, shpërthimi ndodhi në hyrjen publike të ndërtesës, e cila gjendet në lagjen Morgedalsvegen, rreth 7 km larg qendrës së Oslos.
KOHA JONË SONDAZH

