Shpërthimi i celularëve lë 8 të vdekur dhe 3000 të plagosur, Hezbollahu zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit
Nuk ka paqe. Mijëra pajisje gjurmimi dhe komunikimi që përdornin anëtarë të grupit të Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Bejrut dhe Damask të Sirisë, duke shkaktuar 8 të vdekur dhe rreth 3000 të plagosur. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar grupi Hezbollah, i cili bën përgjegjës Izraelin, si dhe zotohet për hakmarrje. “Ky armik tradhtar dhe kriminel me siguri do të marrë dënimin e duhur për këtë sulm”, deklaroi grupi Hezbollah. Grupi i armatosur libanez përsërit gjithashtu “mbështetjen dhe mbështetjen e tij për rezistencën e guximshme palestineze”.