Shpërthimi i ri i Covid-19, Kina drejton gishtin nga Europa

Kina drejton gishtin nga Europa. Shpërthimi i ri i Covid-19 në tregun e shumicës në Pekin e ka prejardhjen nga Kontinenti i Vjetër, por virusi i përket një gjenomi më të vjetër nga ai që po godet aktualisht Europën.

Pretendimi vjen nga Zhang Yong, zv/drejtor i Qendrës së Kinës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në një shënim për Komisionin për Inspektim dhe Disiplinë, ai thekson se shumë kampionë të marrë në tregun Xinfadi, tregojnë se koronavirusi ishte prezent aty prej kohësh.

Por autoritetet europiane nuk pranojnë këtë pretendim të Kinës duke nënvizuar se për momentin nuk ka shfaqur prova të mjaftueshme për ta mbështetur atë. Megjithatë Pekini zyrtar thotë se të dhënat i ka depozituar tek Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Detajet e publikuara nga Qendra për Mikrobiologji në Kinë zbuluan se gjenomët u bazuan në 3 mostra, 2 njerëzore dhe një mjedisore.

SHKARKO APP