Shpërthimi në Bejrut, gazetari libanez: S’presim të ketë mbijetuar! Pas dorëheqjes së qeverisë s’besojmë se do ketë shumë ndryshime
Ka kaluar një javë nga shpërthimi në portin e Bejrutit, i cili shkaktoi 220 viktima, plagosi rreth 6000 dhe la të pastrehë më shumë se 250 000 të tjerë. Pas valëve të protestave të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kryeministri i vendit mbrëmjen e së hënës njoftoi dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar, por duket se një gjë e tillë nuk ka qetësuar qytetarët, të cilët për të tretën ditë radhazi vërshuan në rrugët e kryeqytetit libanez.
Në një intervistë për Report tv gazetari libanez Abdallah Sfeir, tha se situata në Liban është tejet e rëndë dhe qytetarët nuk besojnë se dorëheqja e qeverisë nuk zgjidh pothuajse asgjë.
“Njerëzit janë akoma të shokuar, të zemëruar për atë që ndodhi para një jave. Disa ditë më parë presidenti francez erdhi për të vizituar vendin dhe ajo është për të qeshur fakti se është se njerëzit po i kërkonin atij të mos bëjë asnjë donacion për autoritetet libaneze sepse ata thjesht e kanë humbur besimin në ta. Pas dorëheqjes së qeverisë nuk mendoj se do të ndryshojnë shumë gjëra. Nëse jeni në dijeni të situatës politike në Liban, ne e dimë se do të kalojë shumë kohë deri sa të kemi një qeveri të re në vend”, u shpreh Sfeir.
Por ai theksoi se vetëm dorëheqja e qeverisë nuk i kënaq më qytetarët të cilët brenda pak minutash humbën çdo gjë kishin.
“Pas dorëheqjes së qeverisë në Liban protestuesit në Bejrut po kërkojnë dorëheqjen e deputetëve, pasi duan me çdo kusht zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Qytetarët mendojnë që deputetët aktualë nuk i përfaqësojnë ata. Ata duhet të largohen njëlloj si qeveria dhe presidenti i vendit. Njerëzit i kanë kërkuar edhe presidentit libanez të japë dorëheqjen, sepse edhe ai është përgjegjës për çfarë ka ndodhur. Shumë raporte tregojnë se ai ishte në dijeni të substancave kimike, nitratit të amoniumit dhe ai ska bërë asgjë në lidhje me këtë gjë”, tha ai.
Ndërkohë që në Liban operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojmë ende, shpresat që të zhdukurit të jenë enden gjallë janë të paktë.
“Nuk presim më të mbijetuar “, përfundoi Sfeir për Report Tv.