Shpëtimi i pilotit amerikan, Trump kundër gazetarëve: Të burgoset ai që zbuloi informacionet

Në një deklaratë të fortë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ngriti tonet ndaj Irani, duke paralajmëruar se vendi mund të “nxirret jashtë loje brenda një nate”. “I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, deklaroi ai, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të menjëhershëm ushtarak.

Trump theksoi se SHBA mund të godasë objektiva strategjikë si termocentrale, ura dhe infrastrukturë kyçe, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje ose nuk rihap Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetike për tregtinë globale të naftës.

Në të njëjtën konferencë, presidenti shpërtheu edhe ndaj mediave, duke i akuzuar për rrezikim të sigurisë kombëtare. Ai tha se një rrjedhje informacioni për zhdukjen e një piloti amerikan gjatë një operacioni shpëtimi vuri në rrezik jetën e tij. Sipas Trump, publikimi i këtij informacioni bëri që Irani të nisë kërkimet për pilotin, duke e komplikuar ndjeshëm operacionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dikush duhet të përfundojë në burg për këtë”, u shpreh ai ashpër, duke kërkuar identifikimin e personit që publikoi lajmin. Tensionet mes SHBA dhe Iranit duket se po hyjnë në një fazë kritike, me deklarata që sinjalizojnë mundësinë e një përplasjeje të drejtpërdrejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?