Shpëtoi 4-vjeçarin që po rrëzohej nga ballkoni, Macron i jep shtetësinë franceze emigrantit hero
Një emigrant nga Mali është shndërruar në hero teksa ka vënë jetën në rrezik për të shpëtuar një vogëlush 4-vjeçar, i cili po rrëzohej nga ballkoni. Mamoudou Gassama ka vrapuar drejt ndërtesës, duke u kacavjerrë sa në një ballkon në tjetrin, deri në katin e katërt, vetëm për të shpëtuar djalin e vogël dhe fatmirësisht ia ka dalë mbanë.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se 4-vjeçari kishte qenë vetëm në shtëpi. Babai kishte qenë në Pazar, ndërsa nëna nuk ndodhej në Paris.
Mamoudou Gassama është shprehur se ishte duke ecur në rrugën ku ndodhej ndërtesa dhe kishte parë një grup njerëzish që ishin mbledhur poshtë. Sapo kishte parë djalin e vogël në rrezik, ai kishte vrapuar pa u menduar drejt tij.
“Thjesht u ngjita dhe më ndihmoi Zoti. Sa më shumë ngjitesha, aq më shumë kisha kurajo për të vazhduar më tej”, është shprehur ai. Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar të takohet me Mamoudou Gassama dhe raportohet se ai do të marrë nënshtetësinë franceze. Macron ka falënderuar emigrantin nga Mali dhe i dha atij medalje për kurajën. Gjithashtu i ofroi atij një vend punë në shërbimin zjarrfikës.
Gassama erdhi në Francë vitin e kaluar përmes një rrugë të gjatë dhe të rrezikshme me anije.
KOHA JONË SONDAZH

