Shpëtoi nga ISIS, reagimi i djalit të vogël një copëtim zemre(VIDEO)
Është e qartë që njerëzit kanë frikë nga ISIS por një video e publikuar në internet, e demonstron fare mirë. Në të shfaqet një djalosh i vogël, i cili dëshpërimisht tenton t’ia mbulojë fytyrën nënës së vet pasi që ajo e heq shaminë. Kjo nënë e ka bërë gjestin e fuqishëm simbolik pasi që rebelët sirianë e kishin shpëtuar atë nga ISIS-i, shkruan Mirror.
Nën ligjin e grupit terrorist të ISIS, gratë janë të obliguara ta mbulojnë fytyrën me shami.
Por, kur kjo nënë e hoqi shaminë, djali i saj i tmerruar, natyrisht plotësisht në dijeni të ndëshkimeve brutale të ISIS ndaj grave që i largojnë shamitë – tenton t’ia kthejë shaminë në fytyrë. Pastaj, ajo e siguron të birin se janë të lirë prapë.
<iframe src=’//players.brightcove.net/4221396001/60716998-ff67-4298-8bd7-2162e15a858d_default/index.html?videoId=5078050116001′ allowfullscreen frameborder=0 width=’640px’ height=’360px’></iframe>
KOHA JONË SONDAZH

