Shpikja e re, kafe me vaj ulliri
Rrjeti më i madh i kafesë në botë Starbucks po lançon një linjë të re me vaj ulliri në Itali. Linja e re e kafeve do të nisë në të gjitha dyqanet Starbucks në Itali duke filluar nga 22 shkurti.
Quhet Oleato dhe fillon nga një koncentrat kafeje dhe vaji, pas së cilës merr formë në disa variacione, të nxehtë dhe të ftohtë, falë qumështit të tërshërës.
Shefi ekzekutiv Howard Schultz thotë se prapa saj ekziston dëshira për të sjellë përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit ekstra të virgjër në të gjithë botën përmes kafeve të tyre. “Aroma e vajit të ullirit i jep një shije të kadifejtë si gjalpi dhe e përmirëson kafenë”, thotë ai.