Shpresë në Itali! Ulet numri i viktimave dhe infektimeve nga koronavirusi, ja bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pasur një ulje të numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësorë të vendit fqinj raportojnë se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar 13 574 të infektuarit e rinj, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 14372 raste.

Po ashtu, në këtë hark kohor ka pësuar një ulje të lehtë dhe numri i viktimave, sot u regjistruan 477 persona të vdekur, ndërsa ditën e djeshme ishin 492.

Por ajo që bën më optimistë epidemiologët italianë, është trendi i dy javëve të fundit, ku niveli i përhapjes ka rënë poshtë nivelit 1.

Sipas autoriteteve, COVID-19 po tkurret në mënyrë pothuajse në të njëjtën kohë në të gjithë territorin italian.

Ndërkohë, rajonet më të goditura mbeten Lombardia me 1900 raste dhe Emilja Romanja me 1320.

SHKARKO APP