FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpulla e të shtyra fëmijëve në kopsht, dhuna regjistrohet në kamera

Një edukatore është akuzuar për keqtrajtimin e fëmijëve. 45-vjeçarja është në arrest shtëpie për keqtrajtimin e të miturve.

Edukatorja akuzohet për sulme verbale dhe fizike të fëmijëve mes moshës 4-6 vjeç në një kopësht në Monza të Italisë.

Fëmijët janë detyruar të qëndrojnë pa folur për orë të tëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi për edukatoren erdhi pas ankesave të prindërve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas hetimeve të policisë janë dokumentuar sjellje të dhunshme ndaj fëmijëve si edhe dhunë verbale.

Ajo i detyronte fëmijët të qëndronin duar-kryq të paktën 3 orë në ditë, si edhe i bënte shantazh psikologjik dhe i kërcënonte nëse do të guxonin të rebeloheshin ndaj urdhërit të saj.

Edukatorja i detyronte që të qëndronin palëvizur për orë të tëra, i godiste dhe i fyeste.

Disa fëmijë rrëfyen se ajo nuk i kishte lejuar që të shkonin në banjo dhe ishin detyruar që të mbanin nevojat e tyre personale derisa të vinte mësuesja e turnit tjetër.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e saj ajo nuk i kurseu asnjë fyerje as atyre dhe u akuzuar edhe për shpërfillje të zyrtarëve publikë.

Monza, schiaffi e spinte ai bimbi dell'asilo: le telecamere riprendono la maestra violenta

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?