Shqiptarët e Preshevës mund të mbesin pa përfaqësim në Kuvendin e Serbisë

Shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, rrezikojnë të mbeten pa asnjë përfaqësim në Kuvendin e Serbisë pas zgjedhjeve të 3 prillit.

Në zgjedhjet e fundit, partitë shqiptare garuan me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare, me gjithsej 20 kandidatë.

Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në këtë zonë. Ai tha se këto zgjedhje u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve për shkak të pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Për të zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës.

SHKARKO APP