FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarët kapen në Roterdam me 6.5 kg heroinë

Një operacion antidrogë në Roterdam të Holandës ka vënë në pranga tre shqiptarë, mes tyre dhe një grua.

Mediat vendase shkruajnë se policia ishte vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë e cila ishte parkuar poshtë një pallati. Në një moment pranë kësaj makine është afruar një makinë me targa franceze.

Kur makina që drejtohej nga shqiptare u nis drejt autostradës policia e ndaloi dhe nga kontrolli u gjetën 6.5 kg heroinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U arrestua dhe shoferi shqiptar. Mediat vendase nuk japin emër por vetëm moshën 45 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas u vendosën të kontrollohen dhe dy banesa të tjera ku u gjetën dhe 700 gr kokainë si dhe një armë. Në pranga ka rënë dhe një grua shqiptare dhe një tjetër shqiptare të moshës përkatësisht 23 dhe 45 vjeç, shkruan politie.nl

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?