Shqiptari dhe 3 të rinj të tjerë shkatërrojnë lokalin e natës, “luftë” me karrige e stola
Katër persona në pranga dhe një vend i shkatërruar.
Ky është bilanci i një nate të çmendur në një lokal në Milano mbrëmjen e djeshme ku plasi një sherr masiv.
Corsa di Porta Ticense u kthye në një arenë të vërtetë luftimesh ku pati gota, karrige dhe tavolina të thyera.
Ngjarja filloi menatën e së dielës ku katër persona, 2 shtetas italianë, 1 moldav dhe një shqiptar filluan të debatonin.
Më pas situata agravoi dhe të katërt personat u përleshën me shkelma e grushta si dhe me karriget e tavolinat.
Pronari i lokalit njoftoi policinë të cilët mbërritën menjëherë. Pavarësisht se të rinjtë u larguan, karabinierët arritën t’i identifikonin dhe t’i arrestonin.
Fatmirësisht askush prej tyre nuk kishte dëmtime serioze, por ajo që lanë pas në lokal ishte shkatërrim total.
/Ora News