Shqiptari “fluturon” në autostradë me 209 kilometër në orë për të parë ndeshjen

Policia zvicerane e Kantonit të Lucernit ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar. Pasditen e së dielës ai ka drejtuar makinën në autostradën A14 në afërsi të Lucernit me shpejtësi prej 209km/h!

Prokuroria publike ia ka sekuestruar makinën dhe patentën, thuhet në një njoftim të policisë zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Shoferi 30-vjeçar nga Shqipëria, të dielën rreth orës 14.30, është ndaluar dhe arrestuar nga policia. Me mjetin e llojit Mercedes Benz CLS AMG, në autostradën A14, ai ka qenë duke udhëtuar nga vendbanimi i tij në Kantonin Zug, për në Lucern. Së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ka shpejtuar për ta parë ndeshjen e futbollit të FC Lucernit. Me këtë rast, ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar prej 120, me 209 km/h.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?