FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari fsheh mbi 1 kg kokainë në qesen e fshesës elektrike

Policia Federale e Gjermanisë ka kapur në Autostradën 3 në vendpushimin Kattenhorst një shtetas shqiptar të moshës 32 vjeçare. Ai kishte me vete më shumë se një kilogram të drogës së tipit kokainë, shkruan express.de.

I përmenduri po udhëtonte me makinën e tij “Mazda” nga Amsterdami drejt Paderbornit, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, ai kishte deklaruar se në Holandë kishte qëndruar vetëm tri ditë, ku kishte shkuar si turist dhe për të vizituar një kushëri.

Ajo që u ra në sy policëve ishte fakti se personi në fjalë nuk kishte fare bagazh me vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rastin e kontrollimit të mëtejmë, policët gjetën në pjesën e mbrapme të ulëses së shoferit një paketë kartoni për qesen e fshesës elektrike (pluhurthithëses). Në të ishte vendosur një sasi kokaine pre 1.12 kg. Për masat pasuese policore, i arrestuari i është dorëzuar sektorit të ndjekjes të Zyrës Doganore në Essen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlera e shitjes në rrugë e sasisë së kapur të drogës është rreth 77 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?