Shqiptari i dëbuar tenton të “sfidojë” policinë italiane

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë në vendin fqinj. Dy vite më parë, shqiptari ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë hyrjeje në këtë shtet. Gjatë kontrolleve rutinë, ai u ndalua nga karabineirët, duke rezultuar si person i padëshirueshëm në tokën italiane.

Pas kontrolleve të imtësishme, 30-vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël drogë e llojit marijuanë, e cila ishte e futur në disa qese, përcjell “lavocedibolzano.it”.

20181012 La Droga Sequestrata A Merano 1

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen se mund të bashkëpunonin me shqiptarin, tashmë të ndaluar dhe të arrestuar./BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?