Shqiptari i përfshirë në krime merr mbiemrin e gruas, por “fytyra” e çon në pranga

Një 41 vjeçar shqiptar i dëbuar nga autoritetet italiane është rikthyer sërish në vendin fqinj, duke përdorur dokumente të reja identifikimi.

Shqiptari kishte ndryshuar mbiemrin e tij me atë të gruas, por as kjo nuk e ndihmoi të qëndronte në Itali.

Policia lokale e identifikoi atë teksa qëndronte në heshtje në një bar në qendër të Carrarës. Ai u arrestuar për hyrje ilegale në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për dëbimin e tij nga territori italian u mor në maj të vitit 2014 nga gjykata e Torinos, duke e shpallur atë rrezik për sigurinë publike për shkak të krimeve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm në zonën e Massa Carrara, shqiptari kishte kryer krime njëri-pas tjetrit që nga viti 2005, duke u përballur me dënime të ndryshme deri në vitin 2015 kur u dëbua nëpërmjet Bolonjës. Në bazë të vendimit, ai nuk duhej të kthehej për të paktën 5 vite.

Për të anashkaluar vendimin dhe për të kaluar kontrollet në kufi, ai mori një pasaportë të re në Shqipëri duke përdorur mbiemrin e gruas.

Karabinierët e Carrara të mërkurën pasdite, gjatë patrullimit,  e njohën atë në një bar në qendër të qytetit, i ulur në tryezë me njerëz të tjerë.

Policia nuk kishte dyshim sepse fytyra e tij ju kujtua mirë, pasi ishte arrestuar vite më parë në përfundim të një hetimi të madh të quajtur “Total Arno”, i përfshirë në shfrytëzimin e prostitucionit, ku nëpërmjet kërcënimit e armëve kishte marrë kontrollin e krahinës.

Për këtë seri krimesh të rënda, ai u arrestua dhe u dënua me tetë vjet burg dhe më pas dëbimit.

Të premten në mëngjes, gjyqtari Valentina Prudente i Gjykatës së Massa e ka vërtetuar arrestimin dhe shtyu gjyqin në prill. Ndërkohë, 41 vjeçari duhet të paraqitet disa herë në ditë tek karabinierët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?