FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarit në Milano i gjejnë 17 kg kokainë e heroinë në garazhd

Mbi 17 kg drogë dhe një arsenal armësh janë sekuestruar në banesën e një 20 vjeçari shqiptar në komunën Barlassina në provincën e Milanos në Itali.

20 vjeçari shqiptar punonte si barist në një nga lokalet më të modës në provincën e Milano/ Brianza por në të vërtetë ishte një trafikant droge e armësh.

Operacioni i policisë italiane ka sekuestruar në garazhdin e shtëpisë së 20 vjeçarit shqiptar 12 kg kokainë e 5 kg e 50 gramë heroinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në banesën e shqiptarit, forcat italiane të rendit kanë gjetur dy mitralozë, një pistoletë gjysëm automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me 20 vjecarin Policia Italiane ka arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve. 5 kg kokainë nga sasia e drogës së sekuestruar u gjet në bordin e një automjeti luksoz sportiv drejtuar nga njëri prej bashkëpunëtorëve të trafikantit shqiptar.

Gjatë ditës pritet që Policia e Milanos të zbardh më shumë detaje mbi këtë operacion

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?