Shqiptarja rrezikoi të hidhte në erë gjithë lagjen: theu valvulat dhe vidhte gaz prej 3 vjetësh

Karabinierët e rajonit të Fasano kanë proceduar në liri një grua shqiptare 39 vjeçe me iniciale S.A. sepse kishte vjedhur sasi të madhe gazi.

Pas njoftimit nga kompania e gazit, Policia italiane dhe stafi teknik i kompanisë kanë konstatuar se që nga viti 2015 e deri më sot gruaja që jetonte në varfëri në një shtëpi në qendrën historike kishte vjedhur gati 6 mijë metra kub gaz metan me një vlerë totale prej 1500 eurosh.

Nga inspektimi që u krye rezultoi se kishte thyer vulat dhe sahatin. Duhet thënë se shkatërrimi i vulave dhe valvolës së shpërndarës së gazit cenon sigurinë e sistemit, i cili nuk është më në përputhje me standardin. Kjo do të thotë rrezik për rrjedhje gazi dhe kërcënim të madh për shpërthim të tij./SYRI.NET

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?