Shtatë vjet burg për dy shqiptarët që therën 73 vjeçarin në Francë

Një banor i moshës 73-vjeçare nga Bénouville (Calvados) në Francë, ishte therur me thikë natën në mes 24 e 25 prillit të këtij viti nga dy plaçkitës.

Tani, dy shqiptarë janë dënuar me burg prej shtatë vitesh. Vendimi gjyqësor u shpall nga Gjykata penale e Kanës, më 07 maj, pak para orës 20.00.

Ata u dënuan pasi e kanë therë me thikë një burrë rreth të shtatëdhjetave në Bénouville, i cili i kishte befasuar gjatë plaçkitjes në banesën e tij, shkruan “Ouest France”, përcjell Albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 19 e 20-vjeçare, të cilët u dënuan me shtatë vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?