Shtëpia e Bardhë kritikon Kinën për tarifën 3 mld dollarë mbi importet e SHBA

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar ashpër Kinën, pasi kjo e fundit njoftoi një ditë më parë rritjen me 25 për qind të taksave  ndaj importeve amerikane.

“Në vend që të synojë eksportet e tregtuara në mënyrë të drejtë të SHBA, Kina duhet të ndalë praktikat tregtare të padrejta të cilat po dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe shtrembërimin e tregjeve globale. Subvencionimi dhe tejkalimi i vazhdueshëm i Kinës është shkaku kryesor i krizave të çelikut”, tha zëdhënësja Lindsay Walters.

Vendimi që vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Donald Trump për të tarifuar importet e çelikut dhe aluminit, përfshin 128 produkte ushqimore amerikane, përfshirë mishin e derrit dhe verën, duke e çuar totalin e taksave në 3 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kina tha se masa ishte menduar për të mbrojtur interesat e saj dhe për të balancuar humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhvillimet e fundit e reflektuan menjëherë impaktin në tregjet elektronike. Në bursat e Wall Street dhe Doën Jones pati një rënie prej 2.2 dhe 1.9 përqind respektivisht, ndërsa “Indeksi Nikkei 225” në Japoni u hap me një vlerë 1.5 përqind më të ulët të marten.

Tensionet me dy fuqive botërore u rritën ndjeshëm në 8 mars kur presidenti amerikan njoftoi tarifa deri në 25 përqind ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. Trump e ka përshkruar Kinën si një “armik ekonomik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?