Shtëpia e Bardhë publikon dokumente të reja, akuzon FBI-në për çështjen ndaj Trump
Shtëpia e Bardhë ka bërë publike një deklaratë ku pretendon se dokumente të deklasifikuara së fundmi hedhin dritë mbi hapjen e një hetimi penal nga FBI ndaj Donald Trump në vitin 2017.
Sipas njoftimit, hetimi nisi në maj të atij viti me dyshimin se presidenti i atëhershëm amerikan kishte shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, për shkak të pretendimeve se ai mund të kishte lidhje me interesat ruse.
Në publikimin e saj, Shtëpia e Bardhë argumenton se provat e mbledhura nga FBI në atë periudhë nuk mbështesnin pretendimet për bashkëpunim mes fushatës së Trump dhe Rusisë.
Deklarata shoqërohet me komentet e gazetarit John Solomon, i cili pretendon se dokumentet tregojnë se Byroja nisi një hetim të drejtpërdrejtë ndaj Trumpit, pavarësisht mungesës së provave për një bashkëpunim me Kremlinin.
View this post on Instagram

