Shtëpia e bosit të drogës ‘El Chapo,’ pjesë e një lotarie për 16 dollarë

Qytetarët në Meksikë mund ta fitojnë shtëpinë e bosit të drogës  “El Chapo” , për vetëm 250 pesos (16 dollarë).

Shtëpia ka dy dhoma gjumi, një tjetër dhomë, një garazh dhe një tunel sekret që të çon në një shtëpi tjetër. Ndërtesa u vlerësua me 256,000 dollarë amerikanë, por sipas sistemit të lotarisë së qeverisë, ju mund ta fitoni atë për shumë, shumë më pak.

Shtëpia fillimisht doli për shitje në një mënyrë më konvencionale, por u tërhoq nga tregu për shkak të mosinteresimit të blerësve.

Sipas të dhënave të vitit 2020, Culiacan, vendi ku ndodhet banesa është qyteti i 21-të më i rrezikshëm në botë.

Në këtë shtëpi bosi i drogës  “El Chapo” realizoi një nga arratisjet më dramatike teksa  mundohej të shpëtonte nga duart e policisë. Vetë Guzman aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në një burg të SHBA.

Gjithashtu në lotari janë edhe 22 shtëpi të tjera luksoze. Rezidenca e ish-kreut të Kartelit Juarez është gjithashtu në dispozicion. Shtëpia më shumë se 3000 metra katrorë ka një pishinë të mbyllur, nëntë dhoma, llixha, sauna dhe një sallë vallëzimi.

Të ardhurat nga lotaria do të shkojnë për vaksinat, bursat dhe programet e shëndetit.

SHKARKO APP