Shtëpia e horrorit, nëna e njerku abuzojnë seksualisht me 13-vjeçaren

Një vajzë 13-vjeçare është shpëtuar nga “shtëpia e horrorit”, ku mbahej e mbyllur nga nëna dhe njerku i saj.

Vajza ishte mbyllur në gardërobë nga nëna dhe njerku, e më pas është përdhunuar nga ata.

Policia në Gjermani e gjeti 13 vjeçaren të mbyllur në dollapin e rrobave, gjashtë muaj pasi çifti pohoi se ajo ishte larguar nga shtëpia e fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti nga fshati Gross Schacksdorf është arrestuar. Policia tha se vajza ishte mbajtur e mbyllur në gardërobë shumicën e kohës dhe dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë të gjatë kohore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo u gjet në një apartament bosh pranë banesës së nënës dhe njerkut të saj.

Çifti dyshohet se i ka shkruajtur vetes letër në emër të vajzës duke thënë: “Mami dhe babi unë u largova sepse nuk mund të qëndroja më në shtëpinë e fëmijëve.”

Vogëlushja u zhduk në tetor të vitit të kaluar nga shtëpia e fëmijëve Käthe-Kollwitz-Home në Cottbus. Ajo ishte vendosur atje nga shërbimet sociale për shkak të sjelljes së paqëndrueshme të çiftit.

Gjatë hetimit policia kontrolloi shtëpinë e familjes mbi 6 herë, por vetëm të dielën zbuluan apartamentin ku fshihej 13 vjeçarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?