Shtëpitë e oligarkëve rus, mund të përdoren si strehë për refugjatët ukrainas
Shtëpitë e oligarkëve rus të sanksionuar nga qeveria britanike, mund të përdoren si strehë për refugjatët ukrainas të larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.
Në një intervistë për mediat, ministri Gove tha se po shqyrton mundësinë që këto banesa luksoze të shërbejnë për këta njerëz për sa kohë që këta oligarkë të jenë të sanksionuar.
Ministri tregoi edhe se qeveria po mendon të forcojë më tej masat për të mos lejuar oligarkët rusë që jo veç që të mos i shesin këto banesa, por as mos jetojnë në to.