Shtetet e Bashkuara goditën objektiva ushtarake të Iranit, Vance thotë se nuk ka ndryshim në strategji
Zv/presidenti i Amerikës, JD Vance thotë se goditjet amerikane ndaj objektivave ushtarake në Ishullin Kharg të Iranit nuk përfaqësojnë ndryshim në strategjinë e Uashingtonit. Sipas një zyrtari amerikan, sulmet nuk prekën infrastrukturën e naftës dhe disa prej objektivave kishin qenë goditur edhe më parë. Vance theksoi se SHBA do të vazhdojë të shmangë goditjen e objekteve energjetike, duke lënë hapësirë për negociata me Iranin. Ndërkohë, Donald Trump kërkon që Teherani të heqë dorë nga programi bërthamor dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.
KOHA JONË SONDAZH

