Ja shtetet ku ruhet barazia në punë mes burrave dhe grave

Belgjika, Danimarka, Franca, Letonia, Luksemburgu dhe Suedi janë shtetet ku ruhet barazia mes burrave dhe grave në punë.

Banka botërore e cila ka hulumtuar ndryshimet legale të dekadës së fundit, ka zbuluar se këto janë vendet e vetme në botë të cilat ruajnë barazinë gjinore në ligjet e punës.

Indeksi i marrë nga ata tregon tetë indikator që ndikojnë në vendimet ekonomike që gratë i marrin gjatë punës që e bëjnë tërë jetën, duke filluar nga liria e lëvizjes deri te marrja e pensionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 187 shtetet të vlerësuara me një totale deri në 100 pikë, vetëm gjashtë prej tyre kishin shënuar maksimumin e pikëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky raport u publikua nga presidentja e përkohshme e bankës, Kristalina Georgieva, e cila më pas kaloi nën kontrollin e Jim Young Kim.

Edhe pse raporti tregoi një progres të madh në shumë vende, ende ka shumë gjëra për t’u përmirësuar.

Rezultati i marr në këto gjashtë vende nuk do të thotë se atje ka një barazi prej 100% të saktë, pasi ende ka disa parregullsi.

Diskriminimi gjinor në aspektin e pagesës është një problem i madh në të gjithë botën.
Gratë në Suedi paguhen 5% më pak se burrat, kurse në Angli rreth 8%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?