Shteti me popullësinë e dytë më të madhe në botë ka veç 6 mijë të vdekur. Zbulohet MISTERI

Ka një popullësi prej 1.353 miliardë banorë por India nga Covid-19 ka humbur afro 6 mijë njerëz dhe të prekur ka afro 92 mijë. Këto shifra kanë vënë në dyshim nëse shteti me popullësinë e dytë më të madhe në botë, po raporton shifrat e sakta. Dikush përmend “përjashtimin indian, pasi niveli i vdekjeve në qytetet kryesore indiane është më i ulët në krahasim me pikat e nxehta globale të virusit”.

Një mënyrë për të kuptuar shkallën e vdekjeve është të gjurmohet sa ditë duhen që vdekjet totale të dyfishohen. Në Indi, kjo ndodh aktualisht në nëntë ditë  ka pasur 825 vdekje të konfirmuara në 25 prill dhe gjysma e tyre në 16 prill. Shumë profesionistë dhe mjekë të shëndetit publik thonë se izolimi i rreptë i Indisë, i cili zgjati më shumë se një muaj, mund të kishte mbajtur nën kontroll infeksionin dhe vdekjet. Revista mjekësore Lancet thotë se “bllokimi tashmë e ka dhënë efektin e dëshiruar të rrafshimit të kurbës së epidemisë”.

Të tjerë besojnë se popullsia kryesisht e re e Indisë po ndihmon që numri i vdekjeve të mbahet i ulët. Të tjerë flasin për mundësinë e pranisë së një shtami më pak virulent në Indi apo dhe shanseve që moti i saj i nxehtë të ketë ndikuar në zvogëlimin e përhapjes së sëmundjes. Disa mjekë vendas e kanë hedhur poshtë raportin e parë duke pretenduar se virusi në Indi është po aq ngjitës sa në shtete të tjera. Kritikët mendojnë se thjesht nuk po bëhen testime të mjaftueshme.

SHKARKO APP