Shtetit Islamik i bashkohet edhe “Ushtria e Islamit” në Rripin e Gazës, frikë për Izraelin
Shteti Islamik zgjeron edhe më tej ndikimin e tij pasi këtij grupi i është bashkuar së fundmi edhe grupi islamik “Jaish al-Islam”, Ushtria e Islamit, në Rripin e Gazës.
Ushtria e drejtuar nga Mumtaz Dughmush është bërë e famshme pasi në 2006 rrëmbeu ushtarin izraelit Gilad Shalit dhe gazetarin britanik të BBC Alan Johnston.
Në një komunikatë të shpërndarrë në rrjetet sociale grupimi islamik deklaron: Ne, ushtarët e Jaish al-Islam në Rripin e Gazës dhe lideri ynë Mumtaz Dughmush i premtojmë besnikëri liderit të Kalifatit Islamik Abu Bark al-Baghdadi.
ISIS është Kalifati i gjithë myslimanëve në gjithë botë. U premtojmë besnikëri vëllezërve tanë dhe betohemi se do të luftojmë kundër hebrenjve derisa flamuri islamik të ngrihet edhe në shtetin e tyre”.
Edhe në korrik “Ushtria e Islamit” kishte shpërndarë një video pro-ISIS por tani duket se bashkimi bëhet realitet.
Frika e Izraelit se mund të sulmohet nga xhihaidstët është konfirmuar edhe nga shtimi i trupave ushtarake në malin Sinai.
Trupat antiterrorizëm të Izraelit po simulojnë sulmet në kufi në dy qytetet Nitzana dhe Kerem Shalom, në kufi me Egjiptin.