Shtohen frikshëm rastet me koronavirus në Turqi, mbi 10 mijë të infektuar e 168 viktima
Numri i të infektuarve me koronavirus në Turqi është rritur në 10,827. Prej këtyre, 1,610 janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa, si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë gjithsej 168 persona, prej të cilëve 37 e kanë humbur jetën vetëm gjatë orëve të fundit. Autoritetet vend tashmë kanë vendosur në karantinë 39 zona rezidenciale në 18 qytetë në përpjekje për të limituar shpërndarjen e koronavirusit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, karantina është vendosur në një qytet, 6 distrikte dhe katër komunite.
Si pjesë e masave të marra për të mbajtur nën kontroll epideminë, Turqia ka pezulluar udhëtimet në distanca të gjata me tren të shtunën si janë kufizuar edhe fluturimet e brendshme. /abcnews.al/