“Shuhen” përlasjet SHBA-Kinë, në janar fillojnë negociatat tregtare
Një delegacion amerikan do të udhëtojë në Pekin gjatë javës së dytë të janarit për negociatat tregtare, ndërsa presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping vendosën në fillim të dhjetorit për një frymë të re dialogu, konfirmoi sot agjencia ‘’Bloomberg’’.
I kryesuar nga zëvendëssekretari për Tregtinë, Jeffrey Gerrish delegacioni do të përfshijë gjithashtu zëvendëssekretarin për Thesarin i ngarkuar me Çështjet Ndërkombëtare, David Malpass, sqaroi agjencia, duke cituar burime pranë dosjes.
Ministria kineze e Tregtisë nuk konfirmoi gjithsesi sot vizitën në Pekin të delegacionit.
”Stafet ekonomike kino-amerikane po bashkëpunojnë në mënyrë të ngushtë . Në janar, përveç konsultimeve të vazhdueshme intensive me telefon, dy palët kanë bërë në fakt kërkesa specifike për konsultime ballë për ballë”, njoftoi Gao Feng, zëdhënësi i Ministrisë
KOHA JONË SONDAZH

