Shuhet Carlos Ruiz Zafon

Shkrimtari best-seller, Carlos Ruiz Zafon, i përshkruar shpeshherë si autori më i lexuar spanjoll që prej kohës së Migel Servantesit, u shua në moshën 55-vjeçare duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e letrave.

Zafon ishte diagnostikuar me kancer në zorrë në vitin 2018. ”Ne humbëm njërin prej shkrimtarëve spanjollë më të lexuar dhe më të admiruar në mbarë globin. Carlos Ruiz Zafón, një novelist kyç i epokës sonë, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për letërsinë moderne”, shkroi në Twitter kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Autor I tetë romaneve që përfshijnë Lojën e Engjëllit dhe Labirintin e Shpirtrave, librat e Ruiz Zafon u shitën anembanë botës në më shumë se 38 milionë kopje, u përkthyen në 40 gjuhë të ndryshme e I sollën çmime të panumërta. Edhe pse të gjithë librat më të suksesshëm të tij botuan në shekullin 21 duke nisur me “ Hija e erës” , i pari i “kuartetit” në të cilin mbështetet reputacioni i tij që u shfaq në spanjisht në 2001, dhe në anglisht tre vjet më vonë, në zemër, shkrimtari katalanas përshkruhet si një romancier i shekullit XIX, por i influencuar edhe nga vetë Servantesi.

SHKARKO APP