Shuhet në moshën 98 vjeçare violinisti me famë botërore

Violinisti i njohur izraelit Ivry Gitlis është ndarë nga jeta në Paris në moshën 98 vjeçare.

Gitlis është përshkruar si një nga artistet më të mëdhenjtë të muzikës klasike moderne.

Ai luajti me orkestrat më të mira në botë. Në vitin 1955, u bë muzikanti i parë izraelit që luajti në Bashkimin Sovjetik.

Gitlis ishte gjithashtu një mbrojtës i procesit të paqes izraelito-palestinez.

Ai lindi në vitin 1922 në Haifa nga prindër hebrenj që ishin larguar për në Ukrainë. Izraeliti filloi të luante violinë kur ishte gjashtë vjeç, duke e vijuar ëndrrën e tij deri në moshën 90 vjeçare.

SHKARKO APP