Si bëhet një maskë në shtëpi? E tregon autoriteti më i lartë në SHBA
Higjenca është kryesore në luftën ndaj pandemisë së Covid-19 dhe gjetja e maskave në treg është gjithmonë kryefjala e diskutimeve tek opinioni publik. Maskat e mirëfillta duket sikur mungojnë në treg, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk mund të krijojnë të tilla me mjete rrethanore. Madje, një maskë e tillë mund të dojë vetëm një bluzë pambuku dhe rreth 30 sekonda për t’ u bërë, pa asnjë prerje. Këtë e tregon në një video që po shndërrohet në viral nga doktor Jerome Adams, i cili mban titullin e Surgeon General i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.