Si do të festojnë ballkanasit ardhjen e 2015

Të gjitha qytetet e mëdha në Ballkan për festat e fundvitit tradicionalisht janë dekoruar me drita ndriçuese dhe zbukurime përkatëse. Ndriçojnë kafenetë, restorante, hotele, ku për festën e Vitit të Ri priten mysafirë të shumtë, shkruan Anadolu Agency (AA).

– Prishtinasit do ta presin Vitin e Ri në gjirin familjar ose në sheshin kryesor –

Kështu është edhe në Prishtinë qytetarët tashmë kanë filluar përgatitjet për pritjen e Vitit të Ri 2015. Shumica e qytetarëve të Kosovës, tradicionalisht, Vitin e Ri e presin në gjirin familjar. Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë që Vitin e Ri ta presin në të hapur, komuna e Prishtinës do të organizojë koncert në sheshin kryesor, si dhe shou me fishekzjarrë.

Festimet e Vitit të Ri nëpër restorante dhe hotele, kryesisht bëhet me 1 dhe 2 janar, prandaj, kështu do të jetë edhe sivjet. Një nga hotelet më luksoz në Kosovë, në qendër të Prishtinës, ka përgatitur një ofertë të jashtëzakonshme prej vetëm 90 euro për çift, për pritjen e Vitit të Ri me 31 dhjetor, ku mysafirët do t’i zbavisë “Zig Zag Orchestra” me këngëtarin Dren Abazin.

Përveç kësaj në ofertë është edhe një pako tjetër speciale për çifte, të cilat për çmimin prej 390 eurove, do të mund të presin ndërrimin e viteve më 31 dhjetor, si dhe të kalojnë tri ditë, duke fjetur në dhomat Deluxe.

Në një hotelin tjetër ekskluziv i cili gjendet në periferi të Prishtinës, më 1 janar do të këndojë këngëtari i mirënjohur kosovar,  Shkëlzen Jetishi (Xeni). Kjo kënaqësi, mysafirëve potencial do t’ju kushtoj 90 euro për person.

Qytetarja e Prishtinës, Nazmije Veseli thotë se Vitin e Ri do ta pres në rrethin familjar, me një tavolinë të pasur. “Natën e dytë, ne zakonisht dalim me shoqëri në ndonjërin prej lokaleve të qytetit tonë, ku bëjmë rezervimin dhe në të cilin këndojnë këngëtarët tonë të famshëm” thotë ajo.

Studenti Betim Kadriu thotë se për Vitin e Ri do të jetë këtu. “Vitin e Ri do ta pres në Sheshin Zahir Pajaziti, aty ku komuna e Prishtinës e ka përgatitur festimin, në të hapur, për qytetarët e vet”.

Festat e Vitit të Ri do të fillojnë të mërkurën e ardhshme, me një sërë aktivitetesh për fëmijë, thotë për Anadolu Agjency, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu. “Do të fillojmë me kampanjën ‘dhuroje librin ose lodrën’, që do të zgjas deri me 31 dhjetor, me qëllim që t’i sensibilizojmë fëmijët me ndjenjën e solidaritetit. Ideja është që librin ose lodrën e përdorur, fëmijët t’ia dhurojnë atyre fëmijëve që nuk kanë mundësi ta blejnë” thotë Mullafazliu.

Më 31 dhjetor janë parashikuar aktivitete zbavitëse për qytetarë, duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 19:00, pastaj nga ora 21:00 do të fillojë koncerti i madh me të cilin do të pritet Viti i Ri 2015. Koncerti do të zgjas deri në orën 2 pas mesnate dhe programi do të jetë i shumëllojshëm, mirëpo emrat e artistëve të cilët do të zbavitin qytetarët në pritjen e Vitit të Ri, ende nuk dihen.

Në sheshin kryesor do të vendosen edhe shtëpizat e drurit, me qëllim të krijimit të “Tregut të Vitit të Ri”, ku qytetarët do të mund të furnizohen me ushqim dhe pije, disa prej të cilave tashmë janë vendosur në Sheshin Zahir Pajaziti.

 

-Tiranë, festimet priten në mënyra të ndryshme

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë përgatitjet për festat e fundvitit si zakonisht fillojnë që në javën e parë të muajt dhjetor. Kjo atmosferë përfshin jo vetëm Tiranën, por edhe qytetet e tjera të mëdha të Shqipërisë, si Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Fierin, etj.

Ndërkohë nata e ndërrimit të viteve në Tiranë festohet në mënyra të ndryshme, ku përfshihen si festimi në shtëpi me familjen, ashtu edhe festimi sidomos nga të rinjtë në lokalet e kryeqytetit që kanë bërë përgatitje për Vitin e Ri. Tiranës edhe këtë vit nuk do ti mungojë edhe “spektakli” i fishekzjarrëve. Qytetarët në mënyrë individualë do të ndriçojnë qytetin me plasjen e fishekzjarrëve, pavarësisht se viteve të fundit janë bërë përpjekje nga autoritetet për ndalimin e tyre.

 Për qytetarët të cilët dëshirojnë të blejnë produkte tradicionale në “Pedonalen” e kryeqytetit është hapur edhe një minipanair me produkte tradicionale shqiptare. Gjithashtu edhe institucionet shtetërore kanë nisur përgatitjet për realizmin e disa koncerteve dhe aktiviteteve gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve. Sa i përket ofertave të lokaleve ata ndryshojnë në varësi të vendndodhjes dhe menusë që kërkohet.

 

– Shkupi në atmosfere festive –

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, prej ditësh është duke mbizotëruar atmosferë festive. Qendrat tregtare, dyqane, restorante, ndërtesat dhe lokacione të shumta të qytetit janë dekoruar në ndriçime të bukura festive, ndërsa në rrugët dhe sheshet dukshëm vërehen numri më i madh turistëve dhe qytetarëve.

Ata që Vitin e Ri do ta presin në Shkup për rezervimet në restorante të Shkupit duhet të ndajnë 40 deri 50 euro, ndërsa në kafenetë dhe klubet e natës rezervimi kushton rreth 20 euro. Pritja qendrore e Vitit të Ri në Shkup, për shkak të punimeve në Sheshin Makedonija do të jetë në Portën Triumfale të Shkupit. Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të organizojë pritje publike të Vitit të Ri, ndërsa për ata që do të jenë në Portën Triumfale do ti argëtojnë artistët e numërt, në mesin e të cilëve Elena Ristevska, Daniel Kajmakovski, Naum Petrevski, Esma Redzepova dhe Mustafa Imeri. Programi do të fillojë në orën 21:00 dhe do të vazhdojë edhe pas mesnatës kur do të ketë edhe shou fishekzjarrësh.

 

– Në Beograd priten rreth 100 mijë vizitorë –

Pritja e Vitit të Ri në kryeqytetin e Serbisë do të organizohet në tre bina të ndryshme, ku për muzikë do të përkujdesën artistët e ndryshëm nga i gjithë rajoni. Qytetarët e Beogradit si dhe turistët, të cilët pritet të jenë rreth 100 mijë, do të kenë mundësi të argëtohen nga ora 21 deri 3 pas mesnate.

Këto pritje  qytetin e Beogradit do të kushtojnë rreth 8 milionë e 250 mijë dinarë, rreth 70 mijë euro që është trefishtë më pak krahasuar me vitet e kaluara. Po ashtu do të ketë zgjedhje edhe për dashamirësitë e muzikës klasike, ku në qendrën Sava do të organizohet koncert i muzikës klasike. Nuk do të mungojë koncerti as për dashamirësit e muzikës techno, ku mysafirët do ti argëtojnë DJ të njohur të skenës vendase dhe ndërkombëtare.

 Këtë vit, në Beograd për të paren herë do të organizohet koncerti para vitit të ri, më 30 dhjetor, kur ë Sheshin e Republikës do të performojë këngëtari i njohur boshnjak Haris Dzinovic.

Ditën e parë të Vitit të Ri, më 1 janar tradicionalisht do të organizohet "Rruga e zemrës së hapur", ku më të vegjlit e Beogradit me prindërit e tyre, do të kenë mundësi të gëzojnë një program të pasur.

 

– Budva përsëri qendër e vëmendjes në natën e ndërrimit të viteve në Malin e Zi –

Ndër vendet e tjera të rajonit, metropoli malazez i turizmit, Budva, si në vitet e mëparshme ashtu edhe sivjet do të jetë në qendër të vëmendjes kur është fjala për të pritjen e Vitit e Ri. Në sheshin e qytetit të Budvës, tradicionalisht, me muzikë të mire do të festohet nata e Vitit të Ri, ku për muzikë në mesin e këngëtarëve do shumtë të rajonit, do të përkujdesën legjendat muzikore të skenës ex-Yu, artisti ndërkombëtarisht i njohur Goran Bregoviç dhe Alen Islamoviç. Ata do të mbajnë koncertin “40 vjet të Bijelo Dugmes”.

 

-Sarajevasit dhe turistët në pritje publike të Vitit të Ri –

Ngjashëm është edhe në Sarajevë, ku qytetarët tashmë janë përgatitur për pritjën publike të Vitit të Ri 2015 në qendër të qytetit. Për të gjithë sarajevasit të cilët Vitin e Ri kanë vendosur të presin jashtë në Sheshin e Fëmijëve të Sarajevës, në qendër të qytetit, kanë mundësi të ndjekin programin muzikor i cili nga ora 18:00 do të fillojnë me programin për fëmijët. Nga ora 22:00 qytetarët do të mund të shijojnë këngët e grupeve dhe këngëtarëve të njohur nga estrada e BeH.

E gjithë atmosfera do të plotësohet me një shou fishekzjarrësh disaminutësh kur edhe shënohet hyrja në vitin e ri 2015. Kur është fjala për ofertat e festimit në restorante dhe hotele, një nga hotelet më luksoze në qendër të Sarajevës për pritjen e Vitit të Ri ka përgatitur dy oferta.

"Në një sallë kremtimit i Vitit të Ri do të kushtojë 75 euro dhe ky çmim përfshin rezervimin e vendit, darkë dhe shampanjë në mesnatë. Oferta e dytë kushton 30 euro për person dhe atje mysafirët do të kënaqën me bendin e hotelit", treguan nga hoteli.

Lokalet e Sarajevës, ofrojnë pritjen e Vitit të Ri me argëtim, ku çmimet variojnë prej 10 deri 15 euro. Ndryshe nga qytetarët Sarajevës por edhe vendeve tjera të rajonit, qytetarët e Mostarit si në vitin e kaluar nuk do të kenë pritje publike në sheshin e qytetit. Për ata që megjithatë vendosin për të festuar në Mostar, restorante, hotele, por edhe klubet e natës, tradicionalisht organizojnë pritjen me muzikë live. Çmimet rezervimet për pritjen e Vitit të Ri në kafenet e Mostarit dhe restorante shkojnë nga 15 deri 30 euro.

 

– Programi i pasur edhe në Kroaci –

Në Kroaci, situata është e ndryshme sepse qendra e Zagrebit për pritjen e Vitit të Ri do të jetë vendi ku me programin e pasur dhe të larmishëm muzikor, artistik dhe gastronomikë në të hapur do të mblidhen rreth 50 mijë njerëz. Ndërkohë dhjetori është muaji kur në Zagreb vijnë kryesisht turistë nga Italia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia.

Vendi me më së shumti vizitorë edhe këtë vit do të jete Sheshi i ban Jelaçiç ku programi festiv do të fillojë në orën 21 dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të natës. Artistët qe do të performojë do të jenë kryesisht nga Kroacia.

Për programin e përgjithshëm festiv në Sheshin e ban Jelaçiç, Agjencia Turistike e Qytetit të Zagrebit (TZGZ) ka ndarë 500 mijë kuna apo 66 mijë euro.

 

SHKARKO APP